UEFA, Shqipëria sfidon Kosovë më 11 nëntor?

Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të përballen më 11 nëntor, në një sfidë miqësore në stadiumin “Elbasan Arena”. Ditë më parë Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kishte thënë se do të luajë kundër Gjibraltarit. Mirëpo përhapja e pandemisë “Covid 19”, ka bërë që kjo ndeshje të shtyhet dhe Shqipëria të mos luajë ndeshjen e paraparë me kombëtaren modeste.

ërveç UEFA-së, lajmi për këtë miqësore ende nuk është konfirmuar as nga FSHF dhe as nga Federat a e Futbollit e Kosovës (FFK). Pas kësaj ndeshje, të dyja shtetet pritet që t’i luajnë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

LEXO EDHE:

Back to top button