UFC 258, Kamaru Usmane kudër Zhilbert Bërnsit  

Më 13 shkurt, në Las Vegas do të zhvillohet eventi “UFC-258” në artet marciale mikes, ku janë paraparë të zhvillohet 12 duele, ndërsa sfida kryesore do të jetë ajo për titullin e kampionit të botës në peshën mesme (pesha 71-77kg) mes kampionit në fuqi, Kamaru Usman dhe sfidantit Zhilbert Bërns.

 

 

Nigeriani Usman (i njohur me nofkën makthi nigerian), ka shënuar 17 fitore e 1 humbje, ndërsa ka fituar 15 duelet e fundit në kafaz dhe do ta mbrojë këtë titull për të tretën herë në karrierën e tij. Sfidanti i tij, braziliani Zhilbert Bërns (19 fitore, 3 humbje në kafaz), konsiderohet një rival i rrezikshëm, pasi që ka fituar 6 sfidat e fundi, ndërsa për herë të fundit ka dueluar në maj të vitit 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button