UFC: Një vit pa u ngjitur në kafaz, titulli i peshave të rënda mbetet vakant

Luftëtari nga Kameruni, Francis Nganou, është zyrtarisht një agjent i lirë. Pas negociatave që zgjatën dy vite, “UFC” ka vendosur të largojë kampionin e botës në peshën e rëndë. Lajmin e konfirmoi presidenti i UFC, Dana Uajt.

 

“Ne do ta lirojmë Francis Nganou nga kontrata e tij me ne. Do të heqim dorë nga e drejta për ndeshje. Ai mund të shkojë ku të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë”, tha Uajt.

Nganou, i cili u shpall kampion bote në peshën e rëndë në marsin e vitit 2021, pas fitores me nokaut ndaj Stipe Mioçiç (UFC 260), e ka mbrojtur vetëm një herë titullin.

Në eventin UFC-270 (janar 2022), ai mposhti Sirill Gane në “UFC 270”. Tifozët shpresonin se Nganou ishte në gjendje për të marrë leje për të dueluar në fillim të 2023-shit dhe për të zgjidhur një kontratë të re me “UFC”, por kjo nuk ndodhi.

 

“Ne i ofruam Nganou një marrëveshje që do ta bënte atë sportistin më të paguar në peshën e rëndë të të gjitha kohërave. Ai e refuzoi atë”, shtoi Uajt.

Me që Nganou nuk është më pjesë e kategorisë së peshave të rënda, titulli i këtij Divizioni tashmë është vakant.

LEXO EDHE:

Back to top button