“Ujësjellësi” i Shkupit, në probleme financiare

“Ujësjellësi” i Shkupit, në probleme financiare

Gazetare: Andrea

Humbje prej 60% të ujit të prodhuar dhe borxh rreth 3 milionë euro ndaj shtetit është gjendja e ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Revizioni ka konstatuar disa parregullsi në funksionimin e ujësjellësit të Shkupit në vitin. Shumë familje dhe kompani i përdorin shërbimet pa kontratë të nënshkruar.

“Ujësjellësi dhe kanalizimi” nuk ka lidhur kontrata me 89,634 përdorues, që mund të shkaktojë arkëtim të vështirë për shërbimet e kryera dhe paraqet vështirësi për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të përdoruesve të shërbimeve. Pjesa më e madhe e përdoruesve me të cilët nuk është lidhur asnjë kontratë, 97% janë nga kategoria familjare ndërsa 3% janë nga kategoria afariste”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Në katër vitet e kaluara janë shpenzuar 8 milionë për noterë, avokatë dhe përmbarues dhe 380 mijë euro për shpenzime gjyqësore për arkëtimin e borxheve nga përdoruesit. Në raport, revizorët kanë konstatuar disa parregullsi në ndryshimet e personelit në ndërmarrje, ku janë marrë tre vendime për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës pa shpallje publike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button