Ukraina, akuza Rusisë për terrorizim të civilëve

Ukraina, akuza Rusisë për terrorizim të civilëve

Trupat e mbrojtjes së Ukrainës janë përballur me një valë të re sulmesh ruse në qytetin lindor të Bahmutit, prej ku beteja për kontrollin e këtij qyteti lindor ukrainas ka sjellë pasoja të mëdha njerëzore për të dyja palët. Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura raportoi se forcat ruse kryen 102 sulme brenda dhe rreth Bahmutit, në një përpjekje për të rrethuar qytetin. Përveç kësaj, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut. Në Rubizhni, rajon fqinj i Luhanskut, ushtria ukrainase akuzoi forcat ruse se po përdornin civilët si mburojë njerëzore. Stafi i Përgjithshëm raportoi se ushtarët rusë fshiheshin pas popullsisë civile, me trupat e okupimit të strehuara në katin e parë dhe të dytë ndërsa civilët ishin lënë të jetojnë mbi to. Luftimet e fundit erdhën pas një vale sulmesh ruse në Ukrainë që vranë të paktën nëntë civilë dhe ka shkaktuar dëme në infrastrukturën e energjisë elektrik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizmin e civilëve.

“Një tjetër përpjekje e shtetit terrorist për të bërë luftë kundër civilëve ka çuar në ndërprerje të përkohshme të energjisë, ngrohjes dhe ujit në disa nga rajonet dhe qytetet tona. Situata më e vështirë është Harkiv dhe rajoni Zhytomyr. Odesa, rajoni Dnipropetrovsk, Kiev dhe Zaporizhzhia po përballen gjithashtu me vështirësi”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button