Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur

Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre edhe katër gra. Kievi tha se ka siguruar lirimin e 130 trupave ukrainase, ndërsa Moska tha se janë liruar 90 rusë. Ukraina e ka akuzuar disa herë Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës. Një ditë më parë autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje, e cila tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”. Në dhjetor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se më shumë se 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button