Ukraina e quan “terrorizëm bërthamor” sulmin rus në termocentralin e saj

Ukraina e quan “terrorizëm bërthamor” sulmin rus në termocentralin e saj

Një raketë ruse shpërtheu të hënën afër një centrali bërthamor në Ukrainën jugore, duke dëmtuar pajisjet industriale aty pranë, por nuk preku tre reaktorët e tij.

Autoritetet ukrainase e denoncuan këtë veprim si një akt të “terrorizmit bërthamor”.

Raketa goditi brenda një distance prej 300 metrash nga reaktorët e centralit bërthamor në Ukrainën jugore, pranë qytetit të Yuzhnoukrainskit në provincën e Mykolaivit, duke hapur një gropë 2 metra të thellë dhe 4 metra të gjerë, tha kompania ukrainase “Energoatom”, e cila operon centralin bërthamor.

mund të dijnë qëllimin e sulmit, por ato janë bërë më të shpeshta.”

“Ata duket se po përpiqen të ndërpresin prodhimin e energjisë nga reaktori bërthamor”, tha ajo. “Është një mënyrë shumë e papërgjegjshme për ta bërë këtë, sepse sa të sakta janë këto raketa?”

Energjia elektrike nevojitet për të vënë në punë pompat e ujit që përdoren për ftohjen e reaktorëve për të shmangur mundësinë e shkrirjes së tyre dhe lirimit të rrezatimit bërthamor.

Forcat ruse kanë vënë në shënjestër edhe termocentralet në veri dhe një digë në jug të vendit. Këto sulme u kryen në përgjigje të kundërofensivës ukrainase në lindje të vendit, gjatë së cilës forcat ukrainase rimorën territore të pushtuara nga Rusia në rajonin e Kharkivit.

Analistët kanë vënë në dukje se sfidë për forcat ukrainase do të jetë mbajtja nën kontroll e territoreve të rimarra. Në një video-fjalim të hënën, presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy tha lidhur me këtë se, “unë nuk mund t’i zbuloj të gjitha detajet, por falë Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, ne jemi tani të sigurt se pushtuesit nuk do të kenë asnjë bazë në tokën ukrainase”.

Sukseset e Ukrainës në Kharkiv, disfata më e madhe e Rusisë që kur forcat e saj u zmbrapsën nga rrethinat e Kievit në fillim të sulmit të tyre ndaj Ukrainës, kanë nxitur kritika të rralla publike në Rusi dhe kanë shtuar presionin ushtarak dhe diplomatik ndaj Putinit. Kritikët nacionalistë të Kremlinit kanë ngritur pyetjen se pse Moska ka dështuar të zhysë Ukrainën në errësirë, duke goditur të gjitha termocentralet e saj të mëdha bërthamore./ Radio Evropa e Lirë

LEXO EDHE:

Back to top button