Ukraina ka identifikuar dhjetë ushtarë rusë që kanë kryer krime mizore në Bucha

Ukraina ka identifikuar dhjetë ushtarë rusë që kanë kryer krime mizore në Bucha

Disa javë më parë bota ishte njoftuar me krimet e ushtrisë ruse që i kishin kryer në qytetin ukrainas, Bucha.

U shfaqën raporte se civilët u qëlluan për vdekje gjersa trupat u panë të shpërndara në rrugë.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës tani ka thënë se janë identifikuar dhjetë persona, të cilët besohet se ishin “të përfshirë në kryerjen e mizorive në Bucha”.

Iryna Venediktova tha në një rast, ushtarët rusë hynë në një shtëpi ku civilët ishin strehuar dhe “i kërcënuan ata me armë zjarri” dhe “i rrahën me karikatorë automatikë”.

Ajo pretendoi se ushtarët e identifikuar kishin marrë peng civilë të paarmatosur, ku i kishin privuar nga ushqimi dhe uji ndërsa kishin abuzuar dhe i kanë torturuar deri në vdekje.

Ndryshe, në kryeqytetin ukrainas të Kievit, 17 ushtarë të tjerë rusë po gjykohen në mungesë.

LEXO EDHE:

Back to top button