Ukraina pretendon se rrëzoi 44 raketa të lëshuara nga Rusia

Ukraina pretendon se rrëzoi 44 raketa të lëshuara nga Rusia

Ukraina sot pretendoi se arriti të rrëzonte 44 nga rreth 50 raketa lundrimi, që u lëshuan nga Rusia të hënën.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se raketat dhe dronët rusë goditën 10 rajone të Ukrainës dhe dëmtuan 18 objekte, shumica e të cilave janë objekte energjetike.

Raketat kanë goditur infrastrukturën kritike në Kiev, Kharkiv dhe qytete të tjera, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike këtë mëngjes.

Është një hakmarrje e dukshme për atë që Moska pretendoi se ishte një sulm ukrainas në flotën e saj të Detit të Zi gjatë fundjavës, raporton Skynews.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kryen “sulme me armë me precizitet të lartë ajror dhe me bazë detare me rreze të gjatë veprimi kundër komandës ushtarake dhe sistemeve energjetike të Ukrainës”.

Ministria tha në një deklaratë se qëllimet e sulmeve ishin “arritur”.
“Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”.

LEXO EDHE:

Back to top button