Ukraina shënon fitoren e radhës, forcat ruse tërhiqen nga rajoni perëndimor i Khersonit

Ukraina shënon fitoren e radhës, forcat ruse tërhiqen nga rajoni perëndimor i Khersonit

Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin jugor Kherson.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se 2000 ushtarë rusë ishin urdhëruar të tërhiqeshin ndërsa analistët perëndimorë paralajmëruan se Rusia mund të hedhë në erë një digë në Kherson për të ngadalësuar përparimin ukrainas.

“Tërheqja e forcave ruse nga rajoni perëndimor Kherson ka filluar”, sipas një njoftimit nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA.

Rusia ka të ngjarë të vazhdojë tërheqjen e trupave edhe gjatë javëve të ardhshme. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë koment, por në një intervistë javën e kaluar, komandanti i lartë rus në Ukrainë tha se do të merreshin “vendime të vështira”.

Sulmet ukrainase kanë shkatërruar disa ura mbi lumin Dnipro, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për Rusinë rifurnizimin e forcave të saj përgjatë frontit jugor dhe tërheqjen.

LEXO EDHE:

Back to top button