Ukraina u kërkon qytetarëve të larguar që të mos kthehen në shtëpi këtë dimër

Ukraina u kërkon qytetarëve të larguar që të mos kthehen në shtëpi këtë dimër

Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që janë larguar nga vendi pas pushtimit rus që të mos kthehen në shtëpi këtë dimër për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të rrymës të shkaktuara nga sulmet me dron dhe raketa ruse në rrjetin elektrik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë ndërkombëtare në Berlin të martën se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë “shkatërruar më shumë se një të tretën” e sektorit energjetik të Ukrainës. Ndërsa kryetari i Kievit këtë sulm të rusëve e cilësoi si gjenocid

“Tani për tani ata po dërgojnë shumë raketa dhe dronë në qytete dhe ju shihni tani, imazhe nga qendra e Kievit, duke shkatërruar ndërtesa dhe vrarë civilë. Dhe gjithashtu rusët u përpoqën të shkatërrojnë termocentralet në çdo qytet dhe para dimrit të përpiqen t’i lënë njerëzit të ngrinë, të jenë këtë dimër pa ngrohje dhe pa energji elektrike. Është një gjenocid i thjeshtë, nuk ka asnjë shpjegim”, deklaroi Vitali Kliçko, Kryetar i Kievit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button