Ukrainasit pretendojnë se 19.600 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 19.600 ushtarë rusë janë vrarë, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë që filloi më 24 shkurt.

Në raportin më të fundit, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se forcat pushtuese kanë humbur 1.956 mjete të blinduara, 732 tanke dhe 140 helikopterë.

Në anën tjetër të dhënat e fundit sa i përket humbjeve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, Rusia i kishte dhënë më 25 mars, duke pretenduar se vetëm 1.351 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

Megjithatë numri i saktë i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë është tejet më i madh nga ai që e pretendon Moska, por se ky vend prej fillimit të pushtimit ka vendosur të heshtë dhe të fsheh të vërtetën.

E ato pak media që tentojnë të pasqyrojnë realitetin në Ukrainë, mbyllen nga regjimi i atjeshëm apo kërcënohen nga Shërbimi Sekret rus.

LEXO EDHE:

Back to top button