Ukrainasja e cila jeton në Shqipëri tregon për familjen që e ka në mes të luftës

Ukrainasja e cila jeton në Shqipëri tregon për familjen që e ka në mes të luftës

Ukrainasja Irina Romanova, e cila jeton në Shqipëri ka folur për situatën në Ukrainë teksa familjarët e saj ndodhen fatmirësisht gjallë.

Ajo tregoi se situata është e vështirë. Gjithashtu ajo u shpreh se qytetarët ukrainas janë gati të japin jetën për lirinë dhe se nuk mund ta pranojnë dhunën.

Pjesë nga biseda

Irina Romanova: Unë them sot se janë familjarët janë gjallë. Asgjë nuk është mirë në Ukrainë, por në rastin tim kënaqem sepse ata janë gjallë. Dhe ato vazhdojnë të jetojnë nëse mund ta them ‘normal’ në luftë. Falë Zotit janë larguar nga Bucha. Familjarët e mi janë në Ukrainën Perëndimore dhe ajo është një zonë e qetë, por qetësia përkthehet në pesë sirena çdo ditë për sulme ajrore. Tani rusët kanë humbur shumë ushtarë, ka filluar muaji i tretë dhe në akoma po rezistojmë.

Si mbijetojnë njerëzit në ato zona ku vërtet ka luftë?

Irina Rumanova: Çdo gjë fillon nga shpirti i një njeriu, edhe himni kombëtar e thotë se edhe shpirtin e trupin do ta lemë për lirinë tonë, pra ne më mirë të vdesim se sa të jemi të pushtuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button