Ukrainë/ Sot pritet të hapen 7 korridore humanitare për shpëtimin e civilëve
Ukrainë/ Sot pritet të hapen 7 korridore humanitare për shpëtimin e civilëve
Gazetar: Adrian Kerimi
Pentagoni bën zyrtarisht të ditur se do ta ndihmojë Ukrainën me armë në vlerë prej 300 milion dollarëve. Zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi deklaroi se kjo ndihmë dëshmon këmbënguljen e SHBA-ve për sovranitetin e Ukrainës.
Shtabi Qendror ka njoftuar për tërheqjen e trupave ruse në drejtim të Moldavisë dhe Bjellorusisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka deklaruar se ushtria ruse po tërhiqet, por duke minuar zonat e banuara me civilë.
“Okupatorët po largohen në veri të vendit tonë, ngadalë por dukshëm. Në disa rajone u larguan me luftë, ndërsa diku u larguan me vetë dëshire. Pas tërheqjes së tyre situata është katastrofike dha rreziku qëndron akoma. Sulmet ajrore do të vazhdojnë. Ata po vendosin mina në të gjithë territorin, shtëpi, lagje përfshi edhe në trupat e njerëzve të vrarë”, tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.
Qindra shtetas ukrainas janë evakuuar nga Mirupoli dhe Bodnyanski një ditë më parë. Ndërkaq zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se sot pritet të hapen shtatë korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e rrethuara.
Në qytetet si Mykolaiv dhe Chernov ka filluar largimi i rrënojave dhe pastrimi i zonave, ndërsa Emergjenca Civile raporton për vështirësitë që has Kryqi i Kuq gjatë depërtimit në zonat e luftës dhe rajonet me potencial për krizë humanitare.
Në ditën e 38 të pushtimit rus ndaj Ukrainës, bilanci i civilëve të vrarë shkon në 1.276, ndërsa 1900 të lënduar. Mbi 4 milion ukrainas kanë lëshuar vendin e tyre, ndërsa 2.8 prej tyre ndodhen vetëm në Poloni








