Ulet importi i gazit rus në Europë

Nivelet më të ulta të importit në histori

Për herë të parë në histori, Bashkimi Evropian ka importuar më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara sesa nëpërmjet tubacionit nga Rusia.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), qershori është muaji i parë në histori që BE-ja importon më shumë gaz LNG se sa nga Rusia.

“Reduktimet e fundit të gazit nga Rusia, do të thotë se ky është muaji i parë në histori në të cilin BE-ja ka importuar më shumë gaz LNG nëpërmjet SHBA-së sesa përmes tubacionit nga Rusia”, shkroi drejtori i IEA-së, Fatih Birol në një analizë.

Furnizimi dukshëm më i ulët nga Rusia që nga mesi i qershorit e ka bërë Evropën që të përpiqet të mbushë vendet e depozitimit të gazit në nivelet e duhura përpara dimrit.

BE-ja ka importuar vëllime rekord të LNG-së amerikane në muajt e fundit, megjithëse analistët thonë se vetëm importet nuk mund të zëvendësojë kërkesat për gaz.

Britania e Madhe dhe BE-ja përjetuan një nivel rekord të lartë të importeve të LNG-së në muajin prill, pasi çmimet më të larta në Evropë në krahasim me Azinë tërhoqën furnitorët për të transportuar gazin në Evropë.

Vetëm në muajin prill, pesë vende evropiane – Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Polonia – përbënin 54.1 për qind të totalit të eksporteve të LNG-së amerikane. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button