VIDEO/ Urdhër-arresti nga policia për ish-luftëtarin e UFC-së

Nejt Diaz ka marrë një urdhër-arrest të lëshuar nga policia e Nju Orlinsit pas një sherri në rrugë. Ish-luftëtari i UFC-së, është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Policia ka konfirmuar deklaratën për sherrin ku ishte i përfshirë edhe Diaz.

“Në orën 2:10 të mëngjesit të së shtunës, 22 prill, oficerët dhe mbikëqyrësit e shëtitores u alarmuan nga një sherr të madh në Bourboon St. oficerët ishin në gjendje të shpërndanin turmën. Dëshmitari raportoi policinë për një mashkull të bardhë, i cili besohej të ishte pa ndjenja. Pak kohë më vonë, personi rifitoi vetëdijen. Oficerët vëzhguan se personi kishte gjakderdhje nga pjesa e pasme e kokës dhe u thirr ndihma e shpejtë. Pas hetimeve është lëshuar një urdhër-arrest për Nejt Diazin, i cili është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Ai nuk ndodhet në paraburgim momentalisht. “

Diaz dukej se mbyti një person gjatë një zënke në rrugë në Bourbon Street në Nju Orlins pasi mori pjesë në  ”Misfits Boxing 6” të premten.

Diaz dhe personi në fjalë që mësohet të jetë një “TikTok”-er i njohur fillimisht po debatonin ashpër dhe po ngjallnin një debat. Diaz, për të mos përdorur grushtat e tij të fuqishëm, përdori një teknikë dorëzimi duke e kapur prej qafe dhe në pak sekonda e ka lënë pa ndjenja personin në fjalë, ku humbi vetëdijen dhe në momentin e përplasjes në tokë, duket se ka lënduar kokën nga pas. /abcnews/

 

LEXO EDHE:

Back to top button