“US Open”, hap dyertë për tenistët rus dhe bjellorus

Organizatorët e grand slam të “US Open” në tenis (nis më 29 gusht), kanë konfirmuar se të gjithë tenistët që vijnë nga Rusia e Bjellorusia mund të luajnë në këtë turne. I vetmi Grand Slam që i përjashtoi tenistët e këtyre dy vendeve është Uimbëlldon, që nis pas dy javësh.

Pas vendimit që mori turneu londinez, u vendos nga ATP (meshkujt) dhe WTA (femrat) që për pjesëmarrësit të mos jepen pikë.

Ndërkohë që, “US Open” vendosi t’u hapë dyert të gjithë tenistëve, pavarësisht luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë prej më shumë se 3 muajsh. Kështu, në “US Open” mund të rikthehet të luajë kampioni në fuqi, rusi Daniil Medvedev, aktualisht numri 1 në botë. Do të luajnë gjithashtu edhe Andrey Rublev, Karen Khachanov, Aryna Sabalenka, Victoria Azarenka, Daria Kasaktina etj.

“Secila federatë merr vendimet në bazë të rrethanave të ndryshme, pa u ndikuar nga organizatat e tjera. Ne, duke u bazuar në situatën tonë, vendosëm të lejojmë të gjithë tenistët të marrin pjesë. Tenistët rusë e bjellorusë do të garojnë si neutralë”, thanë organizatorët e “US Open”.

LEXO EDHE:

Back to top button