Ushtria e Ukrainës i zmbrapsi me sukses forcat ruse drejt kufirit me Rusinë

Ushtria e Ukrainës i zmbrapsi me sukses forcat ruse drejt kufirit me Rusinë

Kundërsulmi ukrainas në veri të Kharkiv me sukses dhe në vazhdimësi ka zmbrapsur forcat ruse drejt kufirit Ukrainë-Rusi.

Beteja për Donbas në Ukrainë nuk po iu ecën sipas planit ushtrisë ruse që po zmbrapset drejt kufirit sipas raporteve që nuk janë ende të konfirmuara megjithatë.

Sipas disa raporteve forcat ukrainase kanë arritur kufirin me Rusinë në verilindje të Kharkiv afër qytetit Terrnova. Sipas shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftua se trupat ruse janë tërhequr përtej kufirit.

Këshilli i qytetit të Mariupol ka njoftua se rreth 170 mijë civilë ka mundësi që ende janë të ngujuar në portin e rrethuar dhe rreth 10 mijë prej tyre mund të vdesin nga “sëmundjet dhe kushtet e rënda të jetesës”.

Sipas raporteve të fundit të ushtrisë ukrainase pretendohet se 26350 mijë ushtarë rus janë vrarë që nga 24 shkurti deri më tani. 350 ushtarë rus janë eliminuar vetëm dje sipas tyre, 17 tanke dh e 9 sisteme artilerie.

 

LEXO EDHE:

Back to top button