Ushtria ruse ka mbuluar kufomat e civilëve të vrarë në teatrin e Mariupolit, me beton dhe materie të ndryshme kimike

Ushtria ruse ka mbuluar kufomat e civilëve të vrarë në teatrin e Mariupolit, me beton dhe materie të ndryshme kimike

Bombardimi i teatrit të Mariupolit, la qindra civilë të vrarë brenda një sulmi që e kryen forcat pushtuese ruse.

Dikur 300 prej tyre u vranë në sulmin e marsit, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Tani ata thonë se rusët në Mariupol kanë urdhëruar që kufomat e tyre në teatër të mbulohen me beton, dhe assesi të nxirren apo ekspozohen para të tjerëve e në veçanti mediave.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se rusët kanë përdorur materie të ndryshme kimike për të mbuluar kufomat, që gjithashtu kundërmonin dhe më pas mbi ta është hedhur beton.

Banorët e atjeshëm kanë theksuar për mediat perëndimore, se ekipet e shpëtimit janë urdhëruar të mos nxjerrin kufoma – përkundrazi i kanë mbuluar në qetësi me beton dhe materie të ndryshme kimike.

E këto pretendime i mbështet edhe zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës, që ka njoftuar se madje posedon prova për këto pretendime.

LEXO EDHE:

Back to top button