Ushtria ukrainase zotohet të mos heqë dorë nga Bakhmuti

Ushtria ukrainase zotohet të mos heqë dorë nga Bakhmuti

Ushtria e Ukrainës u zotua të martën të mos heqë dorë nga qyteti lindor i Bakhmutit ndërsa përgatitet të nisë një kundërofensivë kundër forcave ruse.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, nënvizoi rëndësinë që Kievi i kushton mbajtjes së Bakhmutit ndërsa përgatitjet vazhdojnë për një kundërsulm, i cili shpreson se do të ndryshojë dinamikën e luftës në Ukrainë.

Beteja për Bakhmut ka një rëndësi simbolike për të dyja palët, me Ukrainën që vazhdon të mbajë disa pjesë të qytetit pas muajsh luftimesh të ashpra kundër trupave të rregullta ruse dhe luftëtarëve nga forca mercenare Wagner.

“Së bashku me komandantët, ne kemi marrë një sërë vendimesh të nevojshme që synojnë sigurimin e mbrojtjes efektive dhe shkaktimin e humbjeve maksimale ndaj armikut,” tha Syrskyi në deklaratën e lëshuar pas një vizite në trupat që luftojnë në Bakhmut.

LEXO EDHE:

Back to top button