“Usje” nuk i shpëton gjobës, plotësoi vetëm një nga kërkesat e Inspektoratit

“Usje” nuk i shpëton gjobës, plotësoi vetëm një nga kërkesat e Inspektoratit

Gazetare: Evi Shkopi

Çimentorja “Titan Usje” ka kaluar në sistemin me ngrohje përmes gazit natyror, por kjo nuk do të thotë se i ka shpëtuar gjobës që arrin deri në 200 mijë euro. Institucionet bëjnë apel vazhdimisht që mazuti të mos përdoret për ngrohje por, çimentorja nuk ka shkelur ligjin duke përdorur mazut për ngrohje në vend të gazit natyror, pasi kjo gjë i lejohet në leje A të integruar që e japin vet institucionet shtetërore.

“Në lejen A të integruar të çimentores “Usje” ka mundësinë të punojë edhe me mazut edhe me gaz natyror. Çimentorja “Titan Usje” më datë 19.10.2022 na ka informuar se do të vazhdojë të punojë me mazut. Ne kryem inspektim të jashtëzakonshëm dhe i obliguam që të bëjnë matje në laborator të akredituar. Ata bënë matje dhe na i dorëzuar. Bazuar në ato matje edhe pas përdorimit të mazutit për ngrohje nuk kishte tejkalim të ndotjes”, tha Sreten Stojkovski- drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Mazut përdorin edhe disa institucione shtetërore. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski thotë se është ditur që nëse përdoret mazuti ndotje do të ketë.

“Ishim në Entin për Rehabilitim këtu në Shkup. Ata gjatë janarit duhet bëjnë matje sa i përket kaldajës që punon me mazut. Pritjet janë se kur përdoret mazuti, ekziston mundësia për ndotje të ajrit”, u shpreh Sreten Stojkovski- drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini , thotë se nga situata aktuale me “ Çimentoren Usje” duhet të marrin një mesazh të gjitha kompanitë që kanë leje A të integruar. Sipas tij, Ligji Për Mbikëqyrje Inspektuese, i miratuar në vitin 2022 u mundëson inspektorëve shtetëror në bashkëpunim me ata lokal që të realizojnë inspektime të jashtëzakonshme pa paralajmërim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button