Usmane “demoloi” Bërnsin dhe mbrojti titullin

Kamaru Usmani nga Nigeria, mbrojti titullin e peshave të mesme në artet marciale, duke mundur Zhilbert Bërnsin, me nokuat në raundin e tretë. Atleti nga Nigeria mbrojti titullin e kategorinë “uellter” në kuadër të sfidës “UFC 258” dhe për atletin nga Nigeria, kjo ishte fitorja e 13-të radhazi në oktagon, me çka tejkaloi rekordin e Zhorzh Sent Pjerit.

 

Në sfidën e zhvilluar në Las Vegas, Bërns ishte më i mirë në raundin e parë, mirëpo Kamaru Usmane arriti që të mbijetojë. Ndërkohë në vazhdim dominoi përballjen dhe detyroi kundërshtarin që ta dorëzojë sfidën në raundin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button