Usyk duhet të zgjedh mes Fjurit dhe Xhoshuas, për sfidën e fundit

Karriera e boksierit ukrainas, Oleksandr Usyk, po vjen drejt fundit. Të dielën në mbrëmje, u njoftua se mbreti ukrainas i peshave të rënda do të përballet me Daniel Dubua për herë të dytë, më 19 korrik në stadiumin “Uembli”.
Dyshja u përball për herë të parë kokë më kokë në vitin 2023, me ukrainasin që e ndali britanikun në fund të ndeshjes. Megjithatë, pati disa polemika të vogla pasi Dubua e rrëzoi “The Cat” në raundin e pestë, por më vonë u konsiderua si një goditje e lehtë.
Oleksandr Usyk po synon një përballje me Tajson Fjurin ose Enton Xhoshuan për ndeshjen e tij të fundit brenda ringut të boksit.
“Tani për tani, fokusi im është te Daniel Dubua dhe kjo është ajo për të cilën po punoj. Por, për ndeshjen time të fundit, kam dy mundësi. Entoni Xhoshua dhe Tajson Fury.”
Kur u pyet se me cilin boksier do të preferonte të përballej nga të dy, ukrainasi u përgjigj shpejt me një buzëqeshje në fytyrë: “Tajson Fjurin.”