Usyk sqaron sherrin me babain e Fjurit: Kjo më motivon më shumë

Oleksandr Usyk, në një deklaratë për “Sky Sports”, tha se ai zbuti një sherr që mund të kishte patur pasoja ditën e hënë mes stafit të tij dhe Xhon Fjurit, babait tw Tajson Fjurit. Pamjet tregonin se si Xhon Fjuri ishte duke përplasur kokën me Stanislav Stepçuk dhe më pas babai i boksierit ishte i gjakosur në kokë. Usyk u shpreh se si e pengoi ekipin e tij që të përshkallëzonte më tej përballjen.

“Unë thashë, ‘Hej, ekipi Usyk prapa. Kthehu prapa, të lutem’. Ekipi im është shumë i mirë për sherr në rrugë, për gjuajtje, thika apo mundje nëse ju nuk doni të dueloni në ring. Por unë u thashë se duhet të bëjmë sjellje të mirë”, tha Usyk.

 

“Shoku im Stepçuk, është një djalë i fuqishëm. Një djalë rruge. A e patë videon, ai ishte si një pitbull. Unë i thashë “stop” dhe ai ndaloi. Problemi është Xhon Fjuri. Është sjellje e keqe nga ana e tij, ky është mendimi im. Unë nuk e di nëse Xhon Fjuri ka kërkuar falje. Nuk ka rëndësi. Për mua dhe për ekipin tim, nuk ka rëndësi”, tha më tej ukrainasi.

 

Usyk këmbënguli se nuk do të lejojë që ky incident të jetë shpërqendrim përpara duelit të madh të së shtunës ndaj Tajson Fjuri, ku fituesi do të mbajë të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

 

“Ne jemi sportistë profesionistë, ne nuk jemi luftëtarë rrugësh. Kjo sfidë është një ngjarje e madhe për njerëzit tanë, për Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën. Nëse doni një situatë si të destabilizoni ekipin tim, nuk është e mundur. Të gjithë janë njerëz profesionistë. Kjo situatë për mua nuk ka rëndësi, është vetëm motivim”, tha Usyk.

LEXO EDHE:

Back to top button