Vaksina kundër Covid-19, Bullgaria i zgjat dorën Maqedonisë së Veriut

Fqinji lindor shprehi vullnetin që përtej barrierave politike, t’i zgjatë dorën vendit tonë në daljen nga kriza e pandemisë. Ministri Filipçe sot mori pjesë edhe në seancën qeveritare të Bullgarisë, ku Sofja zyrtare i premtoi që në porosinë e parë të arritjes së vaksinës anti-kovid, një njësi dozash do t’i nisin drejt Maqedonisë së Veriut. Nuk u caktua se për sa doza bëhet fjalë, por me tu kthyer në Shkup, Ministri Venko Filipçe tha se në janar vendi ynë pritet të marr vaksinën Pfizer, përmes Bullgarisë.

Për dozat do të dimë në periudhën që vijon, unë besoj që sasinë e parë në vend do të arrij përmes kësaj ujdi sot me Republikën e Bullgarisë. Sipas informacioneve të tyre, për shkak se situata nuk është vetëm në dorën e tyre dhe absolutisht i kuptoj që presioni nga vendet e gjithë botës është i madh. Në muajin Janar do të kemi dozat e para sipas informacioneve të tyre – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë së RMV-së.

I pyetur nëse vaksinën “peshqesh” nga Bullgaria do të kenë përparësi ta marrin qytetarët tanë me nënshtetësi bullgare, Ministri Filipçe nuk u përgjigj. Por, derisa ishte në Sofje ai theksoi se pandemia iu shërbeu të krijojnë solidaritet mes fqinjëve dhe të ndihmohen në tejkalimin e kësaj krize.

Me vendim të qeverisë Bullgare, lidhur me ujdinë që kanë me BE-në për vaksinën kundër CoVid-19, është shikuar mundësia për ri shitje dhe dhurim të disa dozave të shteteve fqinje. Sipas Ministrit të shëndetësisë bullgare, fillimisht do të arrijnë vaksinat e Pfizer, pastaj Moderna dhe Astrazeneka.

Në këtë pikëpamje për solidarizim të daljes nga kriza e pandemisë së shkaktuar nga CoVid-19, në bazë të nevojave nacionale janë ndarë doza të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgar. Megjithatë kemi doza shtesë edhe për vendet fqinje të Ballkanit perëndimor. Pason nënshkrimi i marrëveshjeve konkrete për t’i hapur rrugë procesit përcaktimin e sasive të nevojshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut – deklaroi Kostadin Angelov Ministër i Shëndetësisë në Bullgari.

Ndërkaq, deri në mars pritet të vijnë 833 mijë dozat përmes mekanizmit Kovax. Edhe përmes Polonisë dhe Greqisë, Maqedonia pritet të blejë vaksina të tjera. Sipas autoriteteve shëndetësore, vendi ynë pritet të krijoj imunitetin kolektiv përmes vaksinimit të 70% të popullsisë gjatë vitit 2021.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button