Vaksinimi bëhet çështje e ndërlikuar për NBA

Vaksinimi i basketbollistëve të NBA-së pritet të kthehet në një çështje të ndërlikuar javët e fundit. Pas miratimit të vaksinës “Johnson & Johnson” dhe deklaratës së presidentit amerikan Xho Bajden se brenda majit do të ketë një mbulim të të gjithë popullsisë, pritet që nga kjo situatë të përfitojë edhe NBA.

 

Pritet që para përfundimit të sezonit të rregullt të vaksinohen edhe lojtarët, por duket se jo të gjithë janë dakord me këtë procedurë. NBA është përpjekur që të angazhojë në këtë fushatë disa nga yjet e saj, por pa shumë sukses.

“Unë besoj se shumica e lojtarëve do të vaksinohen. Vaksinimi është një vendim personal, jo i detyrueshëm, por jam i bindur se basketbollistët do ta kuptojnë se do të jetë në interesin e tyre ta bëjnë këtë gjë”, tha Adam Silver, komisioneri i NBA-së.

LeBron Xhejms, Kris Poll, Xhejms Harden etj., kanë deklaruar se nuk kanë vendosur për vaksinën, duke thënë se për kryerjen e saj do të presin.

LEXO EDHE:

Back to top button