Valon Ethemi, tjetër gol në Turqi me Istanbulsporin

Reprezentuesi i Maqedonisë, Valon Etemi, ka realizuar golin e radhës në Turqi. 25-vjeçari zhbllokoi sfidën Istanbulspor-Alaniaspor në minutën e 67, pasi që mori një asist nga Eduard Rroca dhe e dërgoi topin në rrjetë falë një parabole të bukur.
Ky ishte goli i nëntë sezonal në Superligën turke për Etemin, i cili numëron edhe tri asiste. Ndërkohë, ky ishte asisti i parë për Eduard Rroca-n, i cili ka shënuar edhe një gol. Për Istanbulsporin debutoi futbollisti Florian Loshaj, i cili u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi nga Stambolli.
GOL | İstanbulspor 1-0 Alanyaspor
⚽️ 67′ Ethemi
Maç yayınları, Anlık gol ve önemli pozisyonlar için takip: @xoxspor #İstanbulspor #Alanyaspor #İSTvALY #Ethemi pic.twitter.com/hc0x0YKBma
— XOX Sports (@xoxspor) February 5, 2023
Në pjesën e dytë, në fushë për vendasit u aktivizuan edhe Sindrit Guri e Jetmir Topalli. Kujtojmë se Valon Etemi, është ftuar disa herë nga përfaqësuesja e Maqedonisë, teksa është aktivizuar në vetëm një ndeshje zyrtare dhe dy miqësore.