“VAR-i? Dikush tha që flisja për veten time, pastaj u ankua”

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Napolit me Lazion, trajneri salentin lëshoi një thumbim, kryesisht ndaj kolegut të tij tek Interi, Simone Inzagi.

“Madje, më kanë sulmuar ashpër kur e kam bërë. Kam folur i pari, edhe në emër të të gjithë trajnerëve. Pashë që dikush u tërhoq, duke thënë se flisja vetëm për veten time dhe jo për të gjithë, dhe pastaj u ankua për VAR-in.

Ndoshta ‘ne’ ishte fjala e duhur dhe jo ‘unë’… Nuk dua të kthehem më te ky diskutim, do të më dukej e pakuptimtë. Atë që duhej ta thoja, e kam thënë. Më bën për të qeshur fakti që shumë të tjerë janë kthyer tek e njëjta linjë vetëm kur janë prekur personalisht”.

Konte vijoi me një tjetër akuzë, këtë herë drejtuar edhe mediave.

 

“Edhe shumë media, kur u prekën skuadra të tjera, u pozicionuan qartë. Kur fola unë, nuk pashë gjithë këtë solidaritet. Kjo të bën të kuptosh diferencën kur dikush është te… Napoli, ja kështu”.

 

Referenca ndaj Inzagit është e qartë për ata që ishin në sallën e shtypit pas Inter-Napoli, ndeshje e zhvilluar në fazën e parë të kampionatit dhe e shoqëruar me polemika për vendimet e gjyqtarëve. Pas ndeshjes, Konte u prononcua për “DAZN”.

“Sot jam i zemëruar për VAR-in, jo për vendimin në vetvete. Protokolli duhet ndryshuar. E them për të gjithë trajnerët, jo vetëm për veten time”.

Një deklaratë që gjeti përgjigjen e shpejtë të Simone Inzagi.

 

“Nuk kam asgjë për të komentuar. Mendoj se Antonio Konte foli për veten e tij. Ndonjëherë të jepet, ndonjëherë të merret dika nga gjykimi në futboll. Të gjithë duhet t’i ndihmojmë arbitrat, unë i pari”.

LEXO EDHE:

Back to top button