Varheyi: Opozita maqedonase i kaloi vijat e kuqe, djegia e dokumenteve sjell vetëm dëm

Varheyi: Opozita maqedonase i kaloi vijat e kuqe, djegia e dokumenteve sjell vetëm dëm

Gazetar: Shkelzen Aqifi

Komisioneri evropian për zgjerim Oliver Varhej me Kritika të ashpra për opozitën maqedonase. Duke folur për nisjen e bisedimeve me BE-në, në një intervistë për “Euroaktiv”, Varhej tha se janë kaluar vijat e kuqe themelore të demokracisë në lidhje me veprimin e opozitës maqedonase kundër propozimit francez. Si shembull ai përmend edhe faktin e djegies së propozimit francez në foltoren e Kuvendit.

“Për Maqedoninë e Veriut ky duhet të jetë moment i këndelljes edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në seancën plenare, nxitjen e njerëzve në dhunë dhe nxitja e urrejtjes nuk sjell asgjë, vetëm dëm. Ekzistojnë kufij shumë të qartë për mënyrën evropiane të t bërit politikë, kufij shumë të qartë për politikë të civilizuar ndërsa vlerësimi im është se shumë nga ato vija të kuqe u kaluan nga opozita”, tha Oliver Varhej, komisioner evropian i zgjerimit.

Në këtë intervistë ai flet edhe për procesin e bisedimeve duke nënvizuar se Shqipëria ka treguar solidaritet të vërtetë me Maqedoninë e Veriut si dhe pjekuri lidhur me atë që ka pasur mirëkuptim se vendet anëtare të BE-së duan t’i shohin Shkupin e Tiranën se si ecin para. Por tani, sipas tij, Shqipëria mund të vazhdojë e vetme.

“I tërë procesi i zgjerimit bazohet në merita dhe tash gara është në vazhdim, kushdo që sjell i pari, duhet të ketë të drejtën i pari të kyçet. Tash duhet të punojmë shumë, shumë përpjekje që vendet kandidate të mund t’i përshpejtojnë përgatitjet dhe integrimin e tyre të vërtetë”, u shpreh Oliver Varhej, komisioner evropian i zgjerimit.

Javën e kaluar u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare politike midis Maqedonisë dhe BE-së, në të njëjtën ditë negociatat i çeli edhe Shqipëria. Hapja e kapitujve për Shkupin do të ndodh pasi në Kushtetutën e vendit të futen bullgarët./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button