Varianti i ri i koronavirusit më infektues për fëmijët? Shkencëtarët të ndarë

Anëtarët e grupit këshillues të qeverisë britanike NERVTAG pohojnë se fëmijët sipas të gjitha gjasave, janë më të ekspozuar ndaj infektimit me koronavirusin që ka pësuar mutacion, në krahasim me variantet e tij paraprake, por se nuk ka dëshmi se varianti i ri i virusit është më vdekjeprurës, kumtoi Daily Mail, transmeton Alsat.

Këtë teori e prezantoi epidemiologu Nil Ferguson, profesor i Kolegjit Mbretëror në Londër dhe anëtarë i NERVTAG, shkruan Daily Mail, duke shtuar se pohimet ende nuk janë vërtetuar.

Ferguson tha se numri i fëmijëve të infektuar me variantin e ri të koronavirusit nga grupmosha nën 15 vjeç është shumë më i lartë se numri i infektimeve nga llojet e tjera të koronavirusit të po të njëjtës grupmoshë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e konsorciumit për kërkimin e gjenomit viral, COVID-19 Genomics UK, hedhin poshtë pretendime të tilla, duke shpjeguar se ata nuk kanë gjetur prova që do të mbështesnin vërejtjet e epidemiologut Ferguson.

Ndryshe, dy mostrat e para të virusit të mutuar u zbuluan më 20 shtator në Kent, ndërsa tjerat raste u zbuluan ditën e nesërme në Londër.

LEXO EDHE:

Back to top button