fbpx

Vazhdojnë konsultimet mes partive për formimin e Qeverisë së re


Konsultimet për formim të Qeverisë, pas zgjedhjeve më 15 korrik vazhdojnë, prejse të enjten presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formim të qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Tash Zaev ka afat prej njëzet ditëve nga marrja e mandatit për konsultime për formim të përbërjes së re të Qeverisë.
BDI-ja kumtoi se bisedat për formim të koalicionit qeveritar me LSDM-në zhvillohen në nivele të ndryshme partiake.

“Janë konfirmuar parimet mbi të cilat do të themelohet qeveria e ardhshme, dhe ato ishin treguar në opinion disa herë. Përgatitemi për hapat e ardhshëm, siç janë përpunimi për program detajor për punë dhe definimi i propozimeve me kuadro përkatëse, përgatitëse, të ndershme dhe të afta”, potencuan nga BDI.

Bindjet e tyre, siç citohet, janë se kjo qasje do të sjellë deri te marrëveshja përfundimtare dhe Qeveri me mandat të tërësishëm katërvjeçar, e cila do të votohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneriteti me aleatët euroatlantik.

Takim treorësh të enjten pasdite, pas dorëzimit të mandatit, patën liderët e dy partive poltiike Ali Ahmeti dhe i LSDM-së Zaev, i cili ishte vlerësuar në kumtesën e përbashkët si konstruktiv dhe produktiv dhe në të cilën janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për qeveri të re, evropiane përkushtuar integrimeve evropiane, ekonomisë, barazisë dhe qeverisjes të së drejtës. Në takim kanë marrë pjesë edhe sekretarët e përgjithshëm Artan Grubi dhe Lupço Nikollovski.

Në kumtesë ishte paralajmëruar se bisedat midis dy partive politike do të vazhdojnë gjatë fundjavës në nivel të sekretarëve të përgjithshëm.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila i ka ngrirë marrëdhëniet me shefin e shtetit prejse ai vendosi t’ia dorëzojë mandatin për formim të Qeverisë kryetarit të LSDM-së Zaev, pa treguar dëshmi për shumicë në Parlament, paralajmëroi se në periudhën e ardhshme të gjitha opsionet janë të hapura dhe se do ta ndjekin periudhën e negociatave të cilën do ta udhëheqin partitë politike.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kumtoi se përfaqësuesit e tyre nuk kanë pasur takime për pjesëmarrje në qeverinë e re dhe se nuk do të negociojnë derisa BDI -ja nuk e shterron të drejtën të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, përkatësisht të bëhet opozitë. Për to, BDI-ja është legale, por jo fitues legjitim i zgjedhjeve te partitë politike shqiptare.

“Edhe pse ne jemi fitues legjitim në zgjedhjet më 15 korrik në kampin politik shqiptar, ne nuk do të hyjmë në negociata, derisa BDI-ja nuk e plotëson premtimin parazgjedhor që kryeministër të bëhet Naser Ziberi. Madje siç thamë, nëse në Kuvend, vjen propozimi Naser Ziberi të bëhet kryeministër, ne me 12 deputetët tanë do të votojmë për të. Por nëse BDI-ja nuk arrin ta realizojë këtë premtim, për çka ka legalitet, ajo parti nuk ka të drejtë të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme dhe vendi i saj është në opozitë”, theksoi në konferencën për shtyp Skender Zeid Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës.

Dje me reagim për kërkesën e BDI-së kryeministër të jetë shqiptar, doli edhe partia RDM, e cila është në koalicion me LSDM-në.
Në kumtesë ata potencojnë se për to kërkesa e BDI-së për kryeministër sipas çelësit etnik është i papranueshëm sepse çon drejt ndarjes së shoqërisë maqedonase, ngritjes së nacionalizmit dhe paraqet kërcënim për sistemin shoqëror dhe koncept bashkëkohor qytetar – një shoqëri për të gjithë.

LEXO EDHE:

Back to top button