Vazhdojnë sulmet mbi fabrikën e çelikut në Mariupol, dyshohet se mbi 200 civilë akoma të bllokuar

Vazhdojnë sulmet mbi fabrikën e çelikut në Mariupol, dyshohet se mbi 200 civilë akoma të bllokuar

Vendi i fundit i rezistencës në Mariupol, fabrika e çelikut Azovstal, është sulmuar tashmë nga forcat ruse, pasi disa të strehuar në uzinë u evakuuan pasi që nga nisja e pushtimit rus ishin strehuar në këtë fabrikën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin shkelur marrëveshjet për evakuime të sigurta.

Megjithatë, besohet se rreth 200 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut, siç ka raportuar  kryetari i Mariupolit dhe se 100,000 mbeten në qytet në tërësi.

Fabrika e epokës sovjetike ishte bërë një simbol i rezistencës dhe sfidës së Ukrainës.

Rusia po e sulmon Mariupolin pasi po kërkon që ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe ta lidhë territorin e kontrolluar nga Rusia në jug dhe lindje.

Ushtria e Ukrainës ndërkohë njoftoi edhe për sulme të shumta ajrore ruse në infrastrukturën e transportit në të gjithë vendin si dhe në rajonin e Donbasit.

“Armiku vazhdon të kryejë operacione sulmuese në Zonën Operative Lindore me qëllim që të vendosë kontrollin e plotë të territorit të rajoneve Donetsk dhe Luhansk dhe të mbajë një korridor tokësor me Krimenë ukrainase të pushtuar përkohësisht. Për të shkatërruar infrastrukturën e transportit të Ukrainës, armiku nisi sulme me raketa ndaj objekteve në territorin e rajoneve përfshirë edhe Odesën”, tha Oleksandr Shtupun, Zëdhënës i Armatës së Ukrainës.

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes shpërndau të mërkurën pamjet nga sulmet e artilerisë së rëndë ndaj pozicioneve ukrainase.

Moska pretendon se gjatë sulmeve janë 310 pjesëtarë të forcave ukrainase si dhe janë shkatërruar 53 pajisje ushtarake..

Zëdhënësi i armatës ruse, Igor Konashenkov tha gjithashtu se forcat ruse kishin shënjestruar gjashtë nënstacione të energjisë afër stacioneve hekurudhore në të gjithë Ukrainën.

Ai tha se  këto stacione po përdoreshin për të furnizuar luftëtarët ukrainas në rajonin e Donbasit me “armë të prodhuara nga SHBA dhe vendet evropiane”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button