Vazhdon beteja për Bakhmutin; rusët rrethojnë qytetin, vendasit rezistojnë

Vazhdon beteja për Bakhmutin; rusët rrethojnë qytetin, vendasit rezistojnë

Rusia ka deklaruar se po përforcon rrethimin e Bakhmutit, duke sulmuar akset kryesore rrugore brenda dhe jashtë qytetit.

Forcat ukrainase vazhdojnë të kontrollojnë Bakhmutin, por një komandant ukrainas e cilësoi situatën si një “ferr të vërtetë”, edhe pse trupat e tij pretendojnë se janë përforcuar në vijën e frontit.

Ndërkohë, në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se trupat vendase ishin përfshirë në një betejë të “dhimbshme e të vështirë” në rajonin e Donbasit, që përfshin edhe qytetin e Bakhmutit.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë jetën për të shpëtuar Ukrainën. Nderoj guximin, forcën dhe qëndrimin e të gjithë ushtarëve në Donbas. Kjo është një nga betejat më të rënda, e dhimbshme dhe e vështirë”, tha Zelenski.

Për civilët në rajon jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Njerëzit janë detyruar të gatuajnë në rrugë, me shumë prej tyre që jetojnë në bodrume, pa elektricitet, ngrohje dhe ujë.

“Ne nuk jemi të patrembur. Kemi edhe frikë sepse jemi njerëz të gjallë, por duam të jetojmë. Dua që gjithçka të marrë fund shpejt, që palët të gjejnë një zgjidhje. Është e padurueshme”, shprehet një grua.

Nga ana e saj, Rusia duket e vendosur të marrë Bakhmutin, në kuadër të ambicieve të saj për të marrë gjithë rajonin e Donbasit, por të dyja palët deklarojnë se po u mbarojnë municionet./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button