Vazhdon debati për ligjet e Korridoreve 8 dhe 10D, Jarevski: Nuk respektohet as vlerësimi i BE-së

Vazhdon debati për ligjet e Korridoreve 8 dhe 10D, Jarevski: Nuk respektohet as vlerësimi i BE-së

Gazetare: Fatlume Dervishi

Shumica parlamentare është e vendosur të votojë ndryshimet ligjore të nevojshme për procedurën e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10D edhe pse opozita u bën thirrje të tërheqin mbështetjen. Sipas VMRO-DPMNE-së, ligjet nuk janë në përputhje me legjislaturën e BE-së për t’u proceduar me flamur të BE-së, ashtu siç e bën pushteti.

“Askush nga ju nuk mund të më thotë se nuk e din që kjo bie ndesh me konventën e Kopenhagës, me kriteret kundër diskriminimit. Askush nga ju s’mund të më thotë se ambasadori i BE-së Gir nuk ka asnjë autoritet. Nëse as kjo nuk ju mjafton a duhet ta lexojmë përsëri reagimin e BE-së ku u thonë se këto ligje janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe nuk guxojnë të kenë flamur të BE-së?”, u shpreh Toni Jarevski, VMRO-DPMNE.

E shumica thotë se VMRO-DPMNE-ja kundërshton ligjet sepse është kundër investimeve dhe ndërtimeve.

“Për 30 vjet kanë ndërtuar 180km autostradë. Nëse kjo nuk është histori, atëherë nuk e di çfarë është histori. Por, për të sjell vendime historike të duhet guxim, vizion. Ju kurrë nuk keni pasur guxim. Dhe më pengon jashtëzakonisht shumë kur flisni për transparencën e projektit. A është kjo hera e parë që të ketë klauzolë të tillë për një firmë, e cila nuk del në opinion?”, u shpreh Martin Kostovski, LSDM.

Pesë ligjet me të cilat synohet lehtësimi i procedurave për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D janë në Komisionin për çështje evropiane. Afatet parashikojnë që për secilin prej tyre të ketë debat prej dy ditësh, kurse në procedurat e ligjeve me flamur të BE-së, opozita nuk ka shumë opsione për të bllokuar. Bëhet fjalë për

Ligjet për Korridoret

  • Ligji për marrëdhënie pune
  • Ligji për planifikim urbanistik
  • Ligji për ndërtim
  • Ligji për shpronësim
  • Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik

Ata parashikojnë zgjatje të orarit të punës së punëtorëve ndërtimor, ndërtim sipas planit të realizuesit pa plan paraprak urbanistik, lehtësim të marrjes së lejeve dhe lehtësim të procesit të shpronësimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button