Vdes një person dhe lëndohen disa pasagjerë pas përplasjes së dy trenave në Barcelonë

Shoferi i një treni ka vdekur dhe disa pasagjerë janë lënduar pas një përplasjeje të dy trenave në Barcelonë të hënën në mbrëmje, kanë thënë autoritetet.

85 persona janë raportuar të lënduar, dy më rëndë, sipas shërbimeve emergjente lokale.

Përplasja ndodhi kur një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh në stacionin në Sant Boi de Llobregat, rreth 14 kilometra nga Barcelona, shkruan Reuters.

“Shoferi i trenit ka vdekur si rezultat i përplasjes”, ka thënë qeverisja regjionale në një deklaratë.

Rreth 100 pasagjerë të cilët kishin mbetur brenda trenit janë evakuuar.

LEXO EDHE:

Back to top button