Vdes nxënësja 99 vjeçare

Vdes nxënësja 99 vjeçare

Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e shkollës fillore, ka ndërruar jetë në Kenia.

Sitienei dhe shokët e saj të klasës 12-vjeçare po përgatiteshin për provimet përfundimtare që do të fillonin javën e ardhshme.

Historia e zonjës Sitienei frymëzoi një film dhe u lavdërua nga agjencia e kulturës dhe arsimit e OKB-së, Unesco. Ajo u rrit në Kenian e pushtuar nga britanikët dhe jetoi luftën e vendit të saj për pavarësi.

Vitin e kaluar ajo deklaroi për UNESCO-n se donte të motivonte nënat e reja që të ktheheshin në shkollë. Ajo iu bashkua Shkollës Përgatitore të Leaders Vision në 2010, por gjithashtu i shërbeu fshatit të saj Ndalat në Luginën e Riftit si mami për më shumë se 65 vjet.

E njohur me dashuri si “Gogo”, që do të thotë gjyshe në gjuhën lokale Kalenjin, ajo tha në vitin 2015 se po mësonte të lexonte dhe të shkruante, një mundësi që nuk e kishte kurrë si fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button