Vdesin 6 emigrantë në brigjet e Libisë në Mesdhe
Një varkë me migrantë të parregullt u nda në gjysmë të mërkurën në brigjet e Libisë në Mesdhe, duke lënë 6 të vdekur, përfshirë një fëmijë, transmeton Anadolu.
“Open Arms”, një organizatë joqeveritare spanjolle tha se ata filluan operacion shpëtimi kur një varkë me migrantë në bord ishte gati të fundosej 30 milje (48 kilometra) në det të hapur të qytetit të lashtë Sabratha të Libisë.
Varka u nda në dy pjesë derisa operacioni ishte duke vazhduar dhe migrantët ranë në det. Ekipi i shpëtimit ishte në gjendje të shpëtojë 110 nga migrantët, por një foshnjë pesë muajshe së bashku me 5 të tjerë humbën jetën.
Komanda e Rojës bregdetare italiane lëshoi një deklaratë mbi incidentin, duke konfirmuar se varka u zbulua nga një avio patrullim i Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (Frontex) dhe një anije e “Open Arms” nisi një operacion shpëtimi.
Deklarata shtoi se katër prej migrantëve në gjendje kritike do të evakuohen nga anija “Open Arms”.