Vëllai i Ambratit: Sofyani përshtatet më mirë te PSZH

Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat është ylli kryesor i skuadrës së Marokut për Kupën e Botës dhe vëllai i tij Nordin beson se ‘PSZH duhet ta nënshkruajë atë’ mes interesimit të Liverpullit dhe Totenhamit. 26-vjeçari ka qenë një zbulim në turne dhe do të udhëheqë mesfushën në gjysmëfinalen e tyre historike kundër Francës të mërkurën.

“Kupa e Botës është një skenë po aq e madhe sa Liga e Kampionëve, ndoshta më e madhe, dhe ai është në qendër të vëmendjes. Sofyan do të përshtatej shumë mirë me Paris Sen Zhermeni. Vetëm imagjinoni një mesfushë me të dhe Marko Verattin. Naser Al-Khelaifi, nëse po i lexoni këto fjalë: duhet ta nënshkruani atë,” tha Nordin Amrabat për gazetën “L’Equipe”.

Nordin Amrabat është gjithashtu një futbollist profesionist, aktualisht në AEK Athinë, por jashtë për shkak të një dëmtimi në gju. Fiorentina pagoi afro 20 milionë euro për të marrë Sofyan Amrabat nga Hellas Verona në janar 2020 dhe ai është nën kontratë deri në qershor 2024, megjithëse ekziston një opsion për ta vazhduar edhe një sezon. Kjo do të thotë që çmimi i kërkuar është rreth 40 milionë euro dhe po rritet, në varësi të mënyrës se si përparon Kupa e Botës për të dhe Marokun.

LEXO EDHE:

Back to top button