Vendi ku qepa është luks, kushton më shumë se mishi

Vendi ku qepa është luks, kushton më shumë se mishi

Të gjitha restorantet në Filipine kanë kohë që po përballen me mungesën e një prej ushqimeve kryesore të kuzhinës filipinase. Shumë prej tyre u detyruan të theksojnë në menytë e tyre – “pa salcë qepe”. Sipas statistikave zyrtare, çmimi i qepëve muajin e kaluar u rrit në rreth 700 pesos filipinase (rreth 11 euro) për kilogram, që është më i lartë se çmimi i mishit dhe paga minimale ditore në këtë vend të Azisë Juglindore.

Megjithëse çmimet kanë rënë javët e fundit, qepët janë ende një luks për shumë konsumatorë, tha Rizalda Maunes, pronare e një picerie në Cebu City.

“Dikur blinim tre deri në katër kilogramë qepë në ditë. Tani blejmë gjysmë kilogrami, që është gjithçka që mund të përballojmë. Klientët tanë e kuptojnë sepse nuk ka të bëjë vetëm me restorantet…është e vështirë për familjet sepse qepët i shtohen shumë pjatave”, tha ajo për BBC.

Një përbërës kryesor në kuzhinën filipinase është bërë një simbol i rritjes së kostos së jetesës. Inflacioni në këtë vend arriti në majën e re katërmbëdhjetëvjeçare muajin e kaluar.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe Sekretar i Bujqësisë, e quajti rritjen e çmimeve të ushqimeve një “situatë emergjente”.

Në fillim të këtij muaji, Marcos autorizoi importimin e qepëve të kuqe dhe të verdha në një përpjekje për të rritur furnizimet. Ekspertët thonë se rihapja e ekonomisë së Filipineve ka rritur kërkesën, ndërsa kushtet e rënda të motit kanë ndikuar në prodhimin e ushqimit, përfshirë qepët./euronews.a/

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button