Vendi me temperatura ekstreme, mijëra vetë i bashkohen “Festivalit të luftës me ujë”

Vendi me temperatura ekstreme, mijëra vetë i bashkohen “Festivalit të luftës me ujë”

Mijëra vetë morën pjesë të dielën në Madrid në atë që njihet si “Festivali i luftës me ujë”, në një kohë që vendi përballet me të nxehtin ekstrem.

Të gjithë ata që morën pjesë në festival ishin pajisur nga shtëpitë me shishe, kova e legena uji, teksa festivali erdhi në një nga fundjavat më përvëluese për Spanjën, që nga njëra anë përballet me zjarret e nga ana tjetër me temperaturat mbi 40 gradë, për të dytën javë rresht.

Edhe pse pritet që kjo javë të sjellë temperatura më të ulëta se 40 gradë, sipas agjencisë meteorologjike të Spanjës, përsëri në disa zona të vendit i nxehti do të vazhdojë po njësoj.

Madridi dhe bregdeti janë thuajse 2000 km larg, por çdo meskorriku që përkon edhe me festën e Virgjëreshës Karmen, mijëra vetë dalin në rrugë për të luajtur me ujë. Eventi daton që prej vitit 1982, ideuar 40 vite më parë nga një grup të rinjsh që vendosën të përballojnë vapën e korrikut në një dyluftim me ujë dhe nga ajo kohë, u shndërrua në një traditë për mijëra banorë të Madridit. /A2CNN

YouTube video

LEXO EDHE:

Back to top button