Vendim historik, lojtarëve do t’u lejohet përdorimi i marihuanës

Marrëveshja e re shtatëvjeçare e negociatave kolektive e NBA-së, që i nënshtrohet ratifikimit, do t’i lejojë lojtarët e NBA të jenë të lirë nga testimi i marihuanës.

Sipas “The Athletic”, federata e basketbollit nuk do të dënojë më lojtarët e saj për përdorimin e marihuanës. Procesi filloi pasi NBA pezulloi testimin për substancën në vitin 2020 përpara se të njoftonte se nuk do të kryente testime për vitin e ardhshëm.

Kjo politikë u prezantua fillimisht gjatë sezonit të NBA-së në mes të pandemisë COVID-19 dhe vazhdoi gjatë edicionit 2021-22. Superylli i Feniks Sans , Kevin Durant i tha David Letermanit në një intervistë vitin e kaluar se ai filloi të pinte marijuanë kur ishte 22 vjeç.

“Për mua, ajo largon shpërqendrimin nga truri juaj, është si të pini një gotë verë,” tha mes tjerash Durant.

Në të njëjtën intervistë, Durant tha se donte të ndryshonte narrativën rreth marihuanës dhe do të lironte nga burgu personat që janë dënuar me 20 vite burg për posedimin e një kilogrami marihuanë.

LEXO EDHE:

Back to top button