Vendosi rekordin historik: Ajo që kam bërë unë është burim krenarie

“Të shënosh për në të pestën Kupë Bote radhazi është një krenari e madhe”, – tha Kristiano Ronaldo në një konferencë të shkurtër për mediat, pas ndeshjes së Portugalisë kundër Ganës, në të cilën u shpall edhe lojtari më i mirë.

 

“Është një moment i bukur, është Botërori im i pestë. Ne fituam, është një start shumë i rëndësishëm. E dimë se është thelbësore ta fillosh me fitore në këto gara. Fitorja ndaj Ganës ishte e vështirë, por rezultati plotësisht i drejtë”.

Po kështu, ai u kufizua duke thënë se çështja e Manchester United, i cili njoftoi marrëveshjen për largimin e tij pak ditë më parë, është “një kapitull i mbyllur”. 37-vjeçari theksoi se ai është “përqendruar ekskluzivisht te Botërori”.

“Ne fituam, po bëjmë mirë. Pjesa tjetër nuk është e rëndësishme. E rëndësishme në këto momente për mua dhe krejt portugezët është Kupa e Botës”.

LEXO EDHE:

Back to top button