Verstapen: Ferrari ishte më i mirë se ne, duhet të ndryshojmë gjërat

Maks Verstapen triumfoi në garën e Kanadasë, por ai ishte në ankth për fitoren deri në kthesën e fundit, pasi ishte nën presionin e Karlos Sainzit me “Ferrarin”. Ata dueluan deri në metrat e fundit, por në fund triumfoi holandezi i “Red Bull”-it, që shkëputet edhe më shumë nga rivalët në renditje.

Gjithsesi, kampioni i botës në Formula 1 shprehet se kjo garë tregoi se “kokëkuqja” ishte sërish kompetitive, si në garat e para sezonale.

“Në këtë garë, Ferrari kishte një ritëm më të mirë se i yni. Ka disa leksione që morëm nga kjo garë që duhet t’i analizojmë, përse ndodhi kjo gjë.

Nuk isha në gjendje të realizoja një xhiro të shpejtë si Karlosi, ndërkohë që me gomat patëm disa probleme. Pilotova në maksimum në xhirot e fundit, duke u përpjekur të mos gabojë. Fitorja është e rëndësishme, por duket se në disa gara jemi në më në formë, në disa gara është Ferrari”, tha në fund Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button