Verstapen: “Frikësohem” më shumë nga Raselli se sa Hamiltoni

Maks Verstapen, dy herë kampion bote në Formula 1, shprehet se i trembet më shumë Xhorxh Rasellit se sa Luis Hamiltonit, dy britanikët që pilotojnë makinën “Mercedes”.

Holandezi beson se i riu britanik është më i aftë se 7 herë kampioni i botës dhe se ka me shumë gjasa do të shpallet kampion.

“E njoh Xhorxhin që në garat ‘Kart’ dhe është mjaft i fortë. Për mendimin tim ka potencialin e duhur për të qenë kampion bote në Formula 1 dhe mendoj se aktualisht ka më shumë shanse se Hamiltoni, për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Verstapen.

 

“Unë shoh punët e mia te ‘Red Bull’, por studioj edhe rivalët e mi e mendoj se Rasell e Leklerk janë dy rivalët e fortë të mi, bashkë me Perezin natyrisht. Edhe Hamilton e Alonso janë kandidatë të fortë, por besoj se ka ardhur koha e të rinjve, që kanë më shumë guxim e dëshirë”, u shpreh Maks Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button