Verstapen ka pritur gjashtë muaj për t’iu hakmarrë Perezit?!

Një sezon perfekt i “Red Bull”-it (Verstapen është kampion, theu rekordin e Mihael Shumaherit dhe Sebastian Fetellit dhe ekipi fitoi titullin e konstruktorit), mund të kthehet në një fiasko për shkak të marrëdhënieve mes kolegëve.

Në fund të garës, Verstapen injoroi urdhrin e ekipit për t’ia dorëzuar pozitën e gjashtë Perezit, i cili po lufton me Sharll Leklerkun për pozicionin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm.

“Kjo thjesht tregon se si është Verstapen. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, jam shumë i befasuar dhe i zhgënjyer pas gjithçkaje që kam bërë për të… Mendoj se është merita ime që Maks ka dy tituj”, tha Perez pas garës.

“Mos e bëj më këtë, a është e qartë?” Tashmë ju thashë arsyet!”, i është përgjigjur holandezi ekipit në mesazhin radiofonik.

Pas garës, një reporter i Sky Sports e pyeti Verstapenin nëse konflikti i tij me Perez ishte “zvarritur” nga e kaluara.

Gazetari holandez Erik van Haren konfirmoi më pas se gjithçka filloi në fund të majit në Monte Karlo, kur Perez dyshohet se u pwrplas me qëllim në kualifikime, në mënyrë që Verstapen të mos mund të luftonte për “pole position”.

Gjysmë viti më vonë, zemërimi i holandezit mbeti pavarësisht mbrojtjes dominuese të kampionatit. Ai nuk e ka harruar atë që bëri Perez në Monte Karlo dhe pyetja është se si do të mund të funksionojnë më tej.

“Ne vendosëm gjithçka në tavolinë. Unë kam arsyet e mia dhe nuk do t’i them, por mendoj se njerëzit në ekip do t’i kuptojnë. Unë i kam shpjeguar më parë, kështu që kjo nuk është asgjë e re për mua dhe as për ata. Mendoj se është e rëndësishme tani si ekip, të qëndrojmë së bashku dhe të vazhdojmë në atë drejtim. Po shkojmë në Abu Dabi, duam të fitojmë dhe nëse ka mundësi për ta ndihmuar, do ta ndihmoj”, tha holandezi.

Sezoni i Formula 1 do të përfundojë javën e ardhshme në Abu Dabi. Perez dhe Leklerk janë në vendin e dytë me 290 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button