Verstapen që tani e paralajmëron largimin nga Formula 1

Piloti holandez Maks Verstapen nuk e mohon dashurinë për Formula 1, por mendjen e ka edhe te sportet e tjera me motorë. Në një intervistë për “Sky Sports”, dy herë kampioni i botës rrëfen të ardhmen e tij.

“Karriera ime mund të jetë shumë e gjatë, por nuk e shoh veten duke garuar deri në moshën 40-vjeçare. Ka shumë gjëra të tjera që dua të bëj. Tani për tani më pëlqen ajo që bëj dhe dua të jem kompetitiv edhe për disa vite, pasi kam një kontratë deri në vitin 2028”, tha Verstapen.

 

“Pas vitit 2028 do të shoh se si do të shkojnë para se të vendos. Ndoshta do të provoj diçka të re po në garat me makina, pasi është e rëndësishme të provoj diçka të re”, tha piloti holandez, i cili në këtë sezon mund të thyejë rekordin e fitoreve të arritura në një sezon.

 

“Për mua, shifrat e rekordet nuk kanë qenë asnjëherë të rëndësishëm, pasi dua të shijoj momentin. Jam pjesë e Red Bull prej shumë vitesh e shpresoj që kjo të zgjasë ende. Me përsonat që janë këtu, mendoj se do të fitojmë edhe për disa vite të tjera”, u shpreh Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button