Vetmia mund ta vërë trupin tonë në rrezik vdekjeprurës

Nuk ka asgjë të mirë apo pozitive në vetmi, jo vetëm psikika por edhe i gjithë organizmi vuan, pohojnë shkencëtarët amerikanë.

Një studim i kohëve të fundit zbulon se vetmia mund ta vërë trupin tonë në rrezik të vdekshëm.

Studiuesit nga Universiteti i Çikagos kanë zbuluar se vetmia mund të shkaktojë mungesë të imunitetit, si dhe një numër çrregullimesh serioze. Për të kuptuar efektet e izolimit në trupin e njeriut, shkencëtarët i nënshtruan një grupi burrash dhe grash mbi moshën 50-vjeç në një seri testesh.

Midis pjesëmarrësve në eksperiment ishin ata që ndiheshin “shumë të vetmuar”, ndërsa të tjerët e konsideronin veten të rrethuar nga miq dhe të afërm. Siç ndodh zakonisht, misteri është zgjidhur në fushën e gjenetikës: studiuesit kanë zbuluar se disa gjene (të lidhura me sistemin imunitar) janë shumë më aktive te njerëzit që vuajnë nga izolimi.

Ky aktivitet i tepruar ndikon negativisht në funksionimin e sistemit imunitar, i cili përshpejton proceset inflamatore, të cilat, nga ana tjetër, mund të shkaktojnë patologji të ndryshme, kryesisht kardiovaskulare. Nga kjo, ekspertët arritën në përfundimin se funksionimi i dobët i sistemit imunitar mund të çojë deri në vdekje.

LEXO EDHE:

Back to top button