Vidal shpjegon përse kishte puthur logon e Juventusit

Reprezentuesi kilian, Arturo Vidal, kishte shkuar të përshëndesë Xhirxhio Kielinin, me të cilin kishte luajur vite më parë tek Juventus, nën urdhërat e Antonio Kontes gjthashtu edhe Andrea Pirlo ishte në mesin e tyre. Por, pas ndeshjes, ai zgjidhi rrjetin e tij social, Instagram, për të shpjeguar për gjestin që bëri bujë në medie. Vidal theksoi se ai ka respekt për bashkëlojtarët dhe klubin e vjetër, por kjo nuk do të ndrërhyjë kurr në ambicjet dhe dashurinë për Inter.

“Unë kurrë nuk kam dashur të puth stemën e një ekipi tjetër. Kjo puthje ishte një shenjë e dashurisë për një vëlla kam përjetuar momente të mira në futboll, me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme së bashku dhe ne e duam njëri-tjetrin. Unë respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit që besuan tek unë për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës dhe për të zhvilluar historinë e këtij klubi mahnitës. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime për këtë. Forca Inter,” ka thënë mes tjerash Vidal.

LEXO EDHE:

Back to top button