(Video) Aksioni policorë në Tabanoc, padi penale ndaj 12 personave

(Video) Aksioni policorë në Tabanoc, padi penale ndaj 12 personave

Më 26.12.2022 nga ana e Njësitit për shkatërrimin e krimit të organizuar, Sektori për hetime kriminalistike deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur pasi kundër 12 personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale bashkim kriminal dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në kuadër të hetimit kriminalistik nga ana e Njësitit për shkatërrimin e krimit të organizuar, për shkak të të dhënave se në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ana e zyrtarëve policorë në mënyrë të organizuar po kryhen veprime me elemente korruptive, në koordinim me Prokurorin Publik kompetent dhe në bashkëpunim me policinë është kryer bastisje në hapësirat zyrtare në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe në shtëpitë e personave në fjalë me çrrastë janë siguruar dëshmi materiale për involvimin e tyre në aktivitete kriminale.

Gjatë bastisjes nëpër shtëpitë e tyre, në zyra dhe makina janë gjetur dhe konfiskuar: 16.413 euro, 219.195 denarë, 60 franga dhe 375 dinarë të Serbisë/. Sasia më e madhe e të hollave është gjetur tek H.K. , 15.885 euro dhe 30 franga. Është gjetur dhe municion dhe gjëra të tjera që do të përdoren gjatë procedurës penale.

LEXO EDHE:

Back to top button