VIDEO / Atletiko “demolon” Juventusin, Morata shënon 3 gola

Skuadra e Juventusit nuk është gati për sezonin e ri futbollistik të Serie A. “Bardhezinjtë” e drejtuar nga trajneri Maksimilliano Alegri u mposhtën 4-0 nga Atletiko Madridi, në miqësoren e luajtur në Torino.

Njeriu i sfidës do ishte pikërisht një ish-lojtar i “Zonjës së Vjetër”, Alvaro Morata që realizoi brenda 10 minutash. “Los Colchoneros” humbën një penallti në minutën e 40-të, pas ekzekutimit të gabuar të Zhoao Felix. Gjithsesi, brenda pak minutash, do ishte sërish spanjolli që do tundte rrjetën e gjigantit italian.

 

 

Me italianët e humbur në fushë, Atletiko do çonte shifrat në 3-0 dhe atë e bënë në minutën 63-të. Tomas Lemar do preferonte një gjuajtje nga goditja e dënimit, teksa me fat Morata devijon atë dhe e fut në rrjetë për het-trik.

Në fund do kishte kohë edhe për të katërtin, me Mateus Cunhan që i dha Juventusit goditjen e fundit në minutën e 90+2. Sfida përfundon me këtë rezultat të thellë, me Simeonen që i jep një leksion të vërtetë futbolli Allegrit.

LEXO EDHE:

Back to top button